Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti Ambasadorin dhe Atasheun e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë
Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë Z. Petrit Malaj, si dhe Atasheun e Mbrojtjes Kolonel Beqir Tafili, i cili sapo është emëruar në këtë pozitë.
Komandanti i FSK-së, informoi Ambasadorin Malaj dhe Kolonel Tafilin mbi arritjet, planet dhe zhvillimin e FSK-së drejtë një force profesionale dhe të ndërveprueshme me NATO-n. Në theks të veçantë u fol për bashkëpunimin e shkëlqyer në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
jashari uroi emërimin e Atasheut të Mbrojtjes në Republikën e Kosovës, si dhe në të njëjtën kohë shprehu vullnetin për vazhdim dhe rritje të bashkëpunimit të ngushtë mes të dyja vendeve. /2LONLINE/