DYLON

Në këtë fundjavë rikthehet “Togeri nga Inishmori”

Në këtë fundjavë rikthehet “Togeri nga Inishmori”
Avatar photo Redaksia

“Të premten dhe të shtunën, 13 dhe 14 shtator, me fillim nga ora 20:00 rikthehet për herë të parë këtë sezonë, komedia e jashtëzakonshme “Togeri nga Inishmori”, e autorit Martin McDonagh, me regji nga Shkelzen Berisha dhe me lojë fantastike të ansamblit të Teatrit të Gjilanit”, thuhet në njoftimin e Teatrit të Gjilanit.

Në shfaqje luajnë: Ernest Zymberi, Ali Demi, Kushtrim Qerimi, Djellza Dema, Valon Nuhiu, Artan Selimi, Florent Salihu, Qëndrim Kqiku

EkoHigjiena

Shfaqja përmban skena me elemente të dhunës, krisma armësh dhe rekomandohet për një audiencë + 16.

Rreth shfaqjes:

Çka ban kur nji mace e zezë ta pret rrugën? Tre hapa mbrapa? JOOO! Personazhet e kësaj komedie të zezë sterrë, turren përpara me hapa të mëdhaj, që çojnë në nji masakër qesharake. Përmes nji humori t’zi e t’lyem me gjak t’kuq, gatuhet nji shfaqje kuq e zi, me 2 maca t’shkallmume, 4 njerëz t’masakrum, nji bicikletë t’shkatërrume dhe nji bishtalec i premë të nji “djaloshari”. Tu kesh e tu kajtë, krejt kjo dynja e vogël bahet lesh!  /2LONLINE/