Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në takim lamtumirës, Gjeneral Brigade John “Boz” Bozicevic, Shef i Stafit të KFOR-it. Në këtë takim morri pjesë edhe Shefi i Stafit të KFOR-it në ardhje Gjeneral Brigade Arthur Garffer.
KOMFSK falënderoi Gjeneralin Bozicevic, i cili gjatë shërbimit të tij në KFOR arriti që të koordinojë dhe sinkronizojë aktivitetet mes KFOR-it dhe FSK-së. KOMFSK gjithashtu falënderoi Gjeneralin Bozicevic për bashkëpunimin profesional në mes të dy institucioneve dhe rolin e tij në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.
Në fund të takimit Gjeneral Jashari uroi Gjeneralin Garffer në detyrën e tij të re si Shef i Stafit të KFOR-it dhe ofroi bashkëpunimin e FSK-së, në kuadër të ruajtjes së paqes dhe sigurisë në vend, njoftn FSK. /2LONLINE/