DYLON

Ramadani: Nuk jemi dorëzuar, do të luftojmë deri në fund të kampionatit për objektivin që kemi

Ramadani: Nuk jemi dorëzuar, do të luftojmë deri në fund të kampionatit për objektivin që kemi
Avatar photo Redaksia

FC Drita do të zhvillojë ndeshjen e 33-të kampionale ndaj FC Prishtinës nesër në stadiumin Ramiz Sadiku në Prishtinë, e për këtë ndeshje foli kryetrajneri i bardhekaltërve, Zekirija Ramadani.

“Nesër na pret një derbi i vërtetë do të jetë ndeshje e vështirë, një përballje ndaj një rivali tonë të vjetër ku objektivi jonë është shumë më i gjatë se i tyre. Jam i bindur se ekipi jonë e do më tepër këtë fitore dhe do të japim më tepër të dalim te objektivi ynë kryesorë, që janë tri pikët. Shpresoj që me këtë ndeshje ne t’i kthehemi rrugës që duhet dhe nuk jemi dorëzuar dhe do të luftojmë në mënyrë sportive deri në fund të kampionatit”, ka thënë Ramadani.

EkoHigjiena

Ai shtoi se e kanë të domosdoshme për të siguruar fitoren drejt objektivit për ta mbajtur kontinuitetin, fitore pas fitore dhe të kthehen aty ku e meritojnë kur dihet objektivin që kanë.

Ndeshja FC Prishtina – FC Drita zhvillohet nesër 9 maj në stadiumin Ramiz Sadiku në Prishtinë, ora 15:00. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.