Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur sot në takim njoftues Drejtorin e ri të NALT Gjeneralbrigade Ralf Peter Hammerstein, ku së bashku biseduan për bashkëpunimin mes FSK dhe NALT.
Gjeneral Jashari e falënderoi Gjb Hammerstein për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të NALT në zhvillimin e FSK. Tutje, KOMFSK, ritheksoi që FSK do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me NALT edhe gjatë lidershipit të Gjb Hammerstein dhe se pret fuqizim dhe rritje të bashkëpunimit edhe më tej.
Në anën tjetër, Gjb Hammerstein falënderoi KOMFSK për pritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim dhe konfirmoi gatishmërinë e tij dhe të NALT për vazhdim dhe rritje të bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/