DYLON

U prezantua Draft Strategjia Zhvillimore Lokale 2023-2028

U prezantua Draft Strategjia Zhvillimore Lokale 2023-2028
Avatar photo Redaksia

Grupi Lokal i Veprimit “Vitia” (GLV), në bashkëpunim me komunën e Vitisë dhe Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, kanë prezantuar sot Draft Strategjinë Zhvillimore Lokale për vitet 2023-2028.

Prezantimi i këtij drafti vjen pas punëtorive të organizuara më parë për hartimin e Strategjisë Zhvillimore Lokale. Me këtë rast nënkryetari i komunës Hasan Aliu, ka përgëzuar GLV-në për punën dhe angazhimin e vazhdueshëm, duke theksuar se strategji të tilla lehtësojnë jo vetëm punët e drejtorisë por edhe komunitetit në përgjithësi në arritjen e objektivave dhe qëllimeve të tyre.

EkoHigjiena

Prezantimin e draft Strategjisë Zhvillimore lokale 2023-2028, e bëri prof.dr. Agim Zuzaku, ekspert i kësaj lëmie. Si objektiva që ai prezantoi nga kjo strategji ishin vlerësimi i gjendjes aktuale, sfidat e identifikuara, metodologjia, analiza e përparësive, dobësive, mundësive dhe rreziqeve, vizioni, objektivat strategjike dhe aktivitetet, si dhe harmonizimi i strategjisë me strategjitë tjera.

Në këtë prezantim, ishin të pranishëm inxhinier nga zyra e projekteve, zyrtarë të drejtorive komunale, shoqatave të grave dhe fermerë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.