Me rastin e vizitës zyrtare të Ministrit të Mbrojtjes së Turqisë, Jashar Gűler, Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, e priti sot atë në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes.
Ky takim i veçantë u realizua në suaza të bashkëpunimit mes dy forcave dhe vendeve tona.
Gjeneral Jashari e falënderoi Ministrin Gűler për mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë dhe Forcave të Armatosura të Turqisë për zhvillimin e FSK-së, në fushën e shkollimeve, trajnimeve, pajisjeve dhe ngritjes së kapaciteteve.
Në anën tjetër Ministri Gűler falënderoi Gjeneral Jasharin për pritjen e ngrohtë dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm si tani e gjithashtu edhe gjatë periudhës sa ka qenë Shef i Mbrojtjes i Forcave të Armatosura të Turqisë.
Në fund, Gjeneral Jashari dhe Ministri Gűler konfirmuan që bashkëpunimi do të vazhdojë dhe thellohet tutje përmes marrëveshjeve dypalëshe, trajnimeve, stërvitjeve dhe aktiviteteve tjera të përbashkëta. /2LONLINE/