Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim lamtumirës Atasheun e Mbrojtjes së Turqisë në Kosovë, Kolonel Çağdaş Akif Kahraman, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Kosovë.
KOMFSK vlerësoi bashkëpunimin e lartë në mes të FSK-së dhe forcave ushtarake të Turqisë në fushën e trajnimeve, stërvitjeve, dhe operacioneve të përbashkëta. Gjeneral Jashari tha që kontributi i tij ka qenë thelbësor në rritjen e aktiviteteve të përbashkëta bilaterale. Kolonel Çağdaş Akif Kahraman falënderoi KOMFSK, për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm si dhe në të njëjtën kohë shprehu vlerësimin e lartë për FSK-në dhe personelin e saj.
Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ndau Mirënjohje për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme për avancimin e marrëdhënieve bilaterale ushtarake në mes të dy vendeve. /2LONLINE/