DYLON

Hyseni: Zgjerimi i rrugës “Hamdi Kurteshi” një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore

Hyseni: Zgjerimi i rrugës “Hamdi Kurteshi” një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore
Avatar photo Redaksia

“Po vazhdojnë punimet në zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi”, njërit prej projekteve më të mëdha në vlerë 2.4 milionë euro.  E si shkak i punimeve nga dita e mërkurë, me 28 gusht një pjesë e rrugës do të jetë e bllokuar për qarkullim”, ka thënë Kryetari i Komiunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Ai tha se zgjerimi i rrugës “Hamdi Kurteshi”, është një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për komunën tonë dhe për qytetin e Gjilanit.

EkoHigjiena

Më tej ai shtoi se në vlerë prej 2.4 milionë euro dhe me gjatësi rreth 1 kilometër, po mbulohet shtrati i lumit, respektivisht po përgatitet kolektori me gjerësi prej rreth 5 metrave dhe thellësi prej 2 metrave.

I pari i komunës, tregon se kjo rrugë do të jetë me katër korsi, me trotuar në dy anët e rrugës, me shteg për biçikleta dhe shirit për këmbësorë.

“Aktualisht jemi në fazën ku një segment i rrugës duhet të mbyllet, në mënyrë që të vazhdohen punimet”, tha Hyseni.

Kryetari Hyseni, tregon se nga ura ku po vazhdohen punimet tani, deri te kthesa e parë në të majt rruga do të jetë e bllokuar.

Sipas tij për të mos bllokuar tërësisht qarkullimin është asfaltuar një rrugë alternative.

Përmes saj nga rruga e Malishevës, mund të kalohet direkt në rrugën e Bujanocit, duke mundësuar kështu lidhjen me të gjitha rrugët e qytetit.

“Për infrastrukturë moderne, hapësira për këmbësorë dhe siguri në komunikacion”, tha kryetari Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.