Kokëdhembja nga akullorja (gjithashtu e njohur dhe si: kokëdhembje trigeminale, “brain-freeze”) është e shkurtër, si therje me thikë që paraqitet kur hani, pini ose thithni diçka të ftohtë.
Gërryerja e një kremakullorje është një shkaktar i rëndomtë, por ngrënia ose pirja e gjërave të ftohta, siç janë pikat e akullta dhe pijet e ngrira, mund të kenë efektin e “ngrijes së trurit. Formalisht i njohur si stimulues, nxitës i kokëdhembjes, ajo mund të ndodhë kur papritmas e ekspozoni kokën temperaturave të ulëta, siç është zhytja në ujë të ftohtë.
Por ka një gjë të mire, shumica e kokëdhembjeve nga akullorja shpejtë paraqitet dhe shpejtë humbet.
Simptomet
Dhembje e mprehtë, si goditje në ballë, dhembje që vazhdon rreth 20 -60 sekonda, që nga fillimi dhe zhduket për kohë të njëjtë.
Dhembje që rrallë zgjatë më shumë se 5 minuta.
Shkaqet
Dhembja shkaktohet kur gjërat e ftohta lëvizin nëpër çatinë e ngrohtë të gojës dhe prapa fytit dhe kur hani shpejtë akullore ose gëlltitni pije të ftohta.
Shkencëtarët endet nuk janë të sigurt për mekanizmin që shkakton dhembjen.
Një teori shpjegon se ushqimi ose pija e ftohtë mund ta ndryshojë përkohësisht rrjedhën e gjakut në sistemin nervor, duke shkaktuar kokëdhembje të shkurtër. Enët e gjakut ngushtohen për të parandaluar humbjen e nxehtësisë së trupit dhe pastaj zgjerohen për të lejuar rrjedhën e gjakut. Kjo rezulton si një shpërthim dhembjeje që ulet sapo trupi të përshtatet ndryshimit të temperaturës.
Faktorët e rrezikut
Kokëdhembja nga akullorja mund të paraqitet tek secili, por ju mund të jeni më të ndjeshëm ndaj saj në qoftë se ju keni prirje për migrenë.
Parandalimi
Parandalimi i kokëdhembjes mund të bëhet nëse hani ushqime të ftohta ose pije të ftohta më ngadalë
Dr.Zijadin V.Hasani
Referenca: http//www.mayoclinic.org/diseases-conditions/ice-cream-headaches/