Nder dhe kënaqësi që u takuam me banorët dhe strukturat e Partisë Demokratike në Kmetoc dhe Vërbicë.
Këto dy fshatra janë harruar nga pushteti aktual, kurse problemet që ata ballafaqohen janë të mëdha duke filluar nga mungesa e ambulantës mjekësore, ndriçimit publik, infrastrukturës rrugore, arsimore, fushave sportive dhe uji i pijes.
Bashkë me kandidatët e listës fituese, Bujar Nevzadi dhe Uran Demiri, u zotuam se zhvillimi i këtyre dy fshatrave të rëndësishëm për Gjilanin, do të jetë nën fokusin e PDK-së, kur ne do të vimë në pushtet pas fitores së 17 tetorit.
Bashkë ia dalim!
Zyra për Informim e PDK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/