DYLON

Gagica: Kemi hartuar një program i cili është në përputhje të plotë me nevojat që ka qyteti dhe fshatrat e Gjilanit

Gagica: Kemi hartuar një program i cili është në përputhje të plotë me nevojat që ka qyteti dhe fshatrat e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Familja Asllani në mbështetje të progamit tonë zhvillimor dhe të kandidates për Kuvendin Komunal në Gjilan, Zarife Asllani.

Kemi hartuar një program i cili është në përputhje të plotë me nevojat që ka qyteti dhe fshatrat e Gjilanit. Ndër prioritetet tona është Malisheva, e cila në mandatin e ardhshëm katër vjeçar do të shndërrohet në një fshat model.

EkoHigjiena

Që në fillim të mandatit tonë do të nis ndërtimi dhe zgjerimi i rrugës nga shtatorja e heroit të Kombit, Abdullah Tahiri deri në Malishevë. Do të hapet kopshti për fëmijë nga 0 deri në 6 vjeç me orar gjithë ditor.

Në prorgamin tonë për Malishevën kemi paraparë edhe:

-Sigurimi i një veture dhe një ekip mobil për përkujdesje ndaj të moshuarëve;

-Gjelbërimi i hapësirave publike me staza për ecje si dhe me dhe ulëse, fusha sportive gjithashtu;

-Rregullimi i kabinave me sistem informues për udhëtarë të trafikut urban;

-Vendosja e koshave të veçantë për mbeturina;

-Ndriçimi publik dhe vendosja e kamerave të sigurisë në secilën lagje.

Në çdo mandat dhe në secilin pushtet qoftë në nivel vendi qoftë në atë lokal, kemi dëshmuar se e mbajmë fjalën. Kështu do të ndodh edhe në raport me Malishevën, fshatrat tjera të Gjilanit dhe Komunën e Gjilanit në përgjithësi.

Bashkë mundemi!

NG

Zyra për Informim e AAK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.