Futbollistët të Përfaqësueses së Kosovës kanë karrierë të ndritur dhe këtë e dëshmuan duke luajtur dhe duke u transferuar në ligat më të mëdha të futbollit evropian.
Së fundmi, oferta ka trokitur te Elbasan Rashani që së fundmi i ka siguruar fitoren Kosovës ndaj Bullgarisë. Rashani është duke kaluar nëpër një formë fantastike me skuadrën norvegjeze Odd Ballklub.
‘Daily Mail’ ka raportuar se se skuadra e madhe londineze Fulham ka bërë ofertë për sulmuesin vushtrrias.
Fulham ka ofruar 500 mijë euro për ti fituar shërbimet e Rashanit. Mbetet të shihet nëse ODD do ta pranoj ofertën e Fulham për Rashanin.