Te dielën Klubi i Karatesë “AS” nga Gjilani mori pjesë në, Turneun e 4-të Ndërkombetar “Fushë Kosova Open 2017” Dhe tregoi përgatitje të mirë të garuesve dhe cilësi të lartë të Karatesë, bënë të ditur trajneri i klubit Alban Beqiri.
Klubi i Karatesë “AS” mori pjesë me 9 garues dhe fitoi 9 medalje. 5 – Vende të Para 1 – Vend të dytë 3 – Vende të treta
Kampion u shpallen:
1. Peon Musmurati 7 – vjeç KATA (u shpall garuesi më i mirë për grupmosha të reja)
2. Elsa Bilalli 7 – vjeç. KATA
3. Olt Ademi 9 – vjeç. KATA
4. Belinë Rashiti 12/13 – vjeç. KATA & KUMITE +42 kg. (Kampione e dyfishtë e turneut si dhe garuesja me e mirë për kadete të reja 12/13-vjeç)
5. Hatigje Zejnullahu 14/15-vjeç. kadete -47 kg. Vendi 2-të KUMITE.
6. Elion Musliu 9-vjeç. KATA Vendi 3-të.
7. Elorinë Musliu 11-vjeç. KUMITE -40 kg. Vendi 3-të.
8. Bjonde Korbi 11-vjeç. KATA vendi 3-të.
Trajneri i klubit AS Alban Beqiri tha se është shumë i kënaqur me paraqitjen e garuesve të tij.