Klubi futbollistik “Tërnoci” ka përmbyll me sukses sezonin pranveror duke u shpall kampion në dy liga me Pionieret në rajonin e Serbisë Lindore dhe me ekipin e parë Seniorët në ligën e rrethit të Pçinjës.
Drejtori i këtij klubi, Enis Salihu theksoi se kjo dëshmon seriozitetin e funksionimit të klubit tonë duke rezultuar me suksese konkrete që na shtytë që në të ardhmen të punojmë edhe më shumë që të sjellim edhe rezultate tjera .
Ai tha për Titulli.com se sfida tjetër e radhës për ekipin e parë është dita e shtunë ku do të zhvillohet ndeshja e barazhit në mes të KF “Tërnocit” dhe KF “Polet” nga Graçanica.
Salihu theksoi se ndeshja zhvillohet në stadiumin e Car Konstantinit në Nish dhe se fitorja ndaj këtij klubit krijon mundësinë e klubit të “Tërnocit” që të ngjitet një ligë më lart në atë të zonë të Nishit.
Në stadiumin e fshatit Tërnoc të komunës së Bujanocit edhe zyrtarisht u ndan trofetë e kampionit në Ligën e Pçinjës dhe me pionierët.
BURIMI: Titulli.com