“Përkundër vështirësive dhe telashve me Pandeminë COVID-19, Klinika e ORL-së në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës gjatë vitit 2021 ka ofruar mijëra shërbime mjekësore për pacientë”, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Për 12 muaj, sipas raportit vjetor të punës, janë kryer 1 mijë e 521 operacione dhe janë realizuar 5 mijë e 347 vizita specialistike ambulantore.
Brenda periudhës janar-dhjetor të vitit të kaluar, 12 mijë e 476 pacientë ishin shtrirë në repartet e Klinikës së ORL-së për tretman të nevojshëm mjekësor. /2LONLINE/