Klinika e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, gjatë vitit 2021 ka pranuar për trajtim mjekësor 9 mijë e 495 foshnje, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Prej tyre, 8 mijë e 879 foshnje u transferuan nga Klinika e Gjinekologjisë, ndërsa 616 të tjera nga spitalet e përgjithshme.
Në saj të raportit vjetor të punës, janë realizuar 2 mijë e 659 vizita ambulantore dhe janë ofruar 1 mijë e 27 Eho të Zemrës në kuadër të shërbimeve diagnostike. /2LONLINE/