Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka prit përfaqësuesit e Shoqatës Mjekët e Luginës të kryesuar nga kryetari, dr. Bekim Arifi, dr. Xhejlane Ferati, dr. Afërdita Mustafa dhe dr. Beqir Nuhiu për të realizuar iniciativën e përbashkët për sigurimin e mbrojtjes shëndetësore sekondare (spital) për Luginën e Preshevës.
“Duke iu falënderuar të gjithë stafit për mbrojtje shëndetësore, e në veçanti mjekëve për angazhimin e paepur gjatë pandemisë me Covid-19 theksova se kjo ka shpërfaqur nevojën e domosdoshme për trajtimin e shëndetit publik në nivel spitalor. Bashkërisht diskutuam për strategjinë e veprimit e avokimit, posaçërisht në identifikimin e mundësive dhe mënyrat e realizimit”, tha Mustafa.
Kryetari i KKSh-së me këtë rast i ka bërë ftesë të gjithë të interesuarve t’i bashkohen kësaj iniciative e cila është e paraparë në ”Planin 7 pikësh” dhe dokumentet tjera strategjike.
Shëndeti publik dhe sigurimi i mbrojtjes shëndetësore sekondare (spitalor) është përgjegjësi e prioritet i të gjithëve. Brenda autorizimeve institucionale të bashkëveprojmë.
BURIMI: Titulli.com