Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i ketë në shërbim për miqësoren kundër Danimarkës më 21 mars dhe për ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 kundër Bullgarisë, më 25 mars.
Për herë të parë pjesë e Kombëtares A do të jetë Florent Hasani, anëtar i deritashëm i Kombëtares U21 dhe pjesë e skuadrës hungareze, Diosgyori.
Përmbërjes së zgjedhur të Challandes janë rikthyer Bersant Celina dhe Bernard Berisha.