Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, të hënën do të vizitojnë Luginën e Preshëvës.
Qeveria ka njoftuar për agjendën e vizitës, ku fillimisht dy ministrat kosovar do të takohen me Këshillin Kombëtar Shqiptar, ndërsa vizita e tyre do të përfundojë me shoqata, biznese dhe personalitete të shquara.
Më poshtë, agjenda e takimeve në kuadër të kësaj vizite:
10:30 – Takim me Këshillin Kombëtar Shqiptar
11:15 – Takim me Deputetin Shaip Kamberi
12:00 – Takim me krerët e Komunës së Bujanocit
12:45 – Vizitë në Shkollën Fillore ‘’Muharrem Kadriu’’ – Tërnoc
14:50 – Vizitë në Shkollën Fillore ‘’Ibrahim Kelmendi’’ – Preshevë
15:00 – Drekë Pune me liderët politik të Preshevës
17:30 – Takim me Shoqata, Biznese dhe Personalitete të Shquara – Hotel Rozafa Bujanoc