DYLON

Katër kryetarët e komunave, që vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje, bëjnë thirrje që nga nesër fëmijëve t’iu mundësohet mësimi

Katër kryetarët e komunave, që vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje, bëjnë thirrje që nga nesër fëmijëve t’iu mundësohet mësimi
Avatar photo Redaksia

“Nga kjo konferencë u bëmë thirrje të gjithë përgjegjësve që nga nesër fëmijëve t’iu mundësohet mësimi. Bëjmë thirrje për prindërit që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla dhe apelojmë tek mësimdhënësit që të jenë pjesë e procesit mësimor”,  ka thënë kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Deklarata e plotë e kryetarit Alban Hyseni:

EkoHigjiena

Në konferencën e sotme në Gjilan, bashkë me kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, kryetarin e Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu dhe kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj shprehëm shqetësimet tona për mosfillimin e vitit të ri shkollor.

Nga kjo konferencë u bëmë thirrje të gjithë përgjegjësve që nga nesër fëmijëve t’iu mundësohet mësimi.

Bëjmë thirrje për prindërit që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla dhe apelojmë tek mësimdhënësit që të jenë pjesë e procesit mësimor.

Gjithashtu Qeveria e Kosovës është përkujdesur për pakon e masave mbështetëse për të gjithë pa dallim, për përballje me inflacionin të cilin po e kalojmë si shoqëri e vend. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.