Kina ka mbyllur kampin e turistëve në malin e Everestit, për vizitorët që nuk kanë leje ngjitjeje.
Sipas autoriteteve, kjo masë e pazakontë është marrë për t’u përballur me problemin në rritje të mbeturinave në vend.
Turistët mund të shkojnë deri tek manastiri Rongbuk që ndodhet poshtë kampit bazë, rreth 5 mijë m mbi nivelin e detit.
Ndërsa, alpinistët që kanë leje për t’u ngjitur në majën e lartë mbi 8 mijë m, do të lejohen që të përdorin kampin bazë.
Ndonëse më të shumtë janë ato që vizitojnë malin Everestin nga ana jugore në Nepal, viteve të fundit, numri I turistëve ka ardhur në rritje të qëndrueshme edhe në anën kineze të malit.