DYLON

106 të vdekur nga koronavirusi në Kinë

106 të vdekur nga koronavirusi në Kinë
Avatar photo Elife Sherifi

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri në Kinë arriti në 106, ndërkohë që numri i rasteve të infektuara pothuajse u dyfishua brenda ditës.

Autoritetet kineze thanë se numri total i njerëzve të prekur me këtë virus të hënën ishte 4.515, ndërsa një ditë më herët 2.835. Kufizimet në udhëtime u ashpërsuan dhe veshja e maskave në publik tani është e detyrueshme në disa qytete.

Qyteti Vuhan, me 11 milionë banorë është epiqendra e shpërthimit, por koronavirusi është shpërndarë në gjithë Kinën dhe jashtë saj.

EkoHigjiena

Koronavirusi, që është një familje e gjerë e viruseve, shkakton infeksion të rëndë akut të frymëmarrjes dhe tash për tash nuk ka mjekim ose vaksinë specifike për të.

Të hënën, Gjermania raportoi rastin e parë me këtë lloj koronavirusi.

Raste të tilla janë raportuar edhe në Francë, Shtete të Bashkuara, Australi, Kanada, Kore të Jugut, Tajvan, Tajlandë, Malajzi e të tjera.

Zyrtarët kinezë besojnë se koronavirusi i ri e ka origjinën në një treg të ushqimeve të detit, në Vuhan.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.