Veterani i xhudos së Kosovës, Anton Cena nuk është lejuar ta përfaqësojë vendin e tij, Kosovën në Kampionatin Botëror të Policisë, Zjarrfikësve, Policëve të Burgut dhe Doganierëve për faktin se Kina nuk e njeh shtetin e Kosovës.
Nga organizatorët, atij i është propozuar që të paraqitet si garues i Serbisë, gjë të cilën e ka kundërshtuar kategorikisht ai.
Më pas është gjetur kompromisi dhe Cena është prezantuar si garues i Policisë së Kosovës së Shqipërisë.
Përmes një postimi në Facebook, Cena e ka shpjeguar ngjarjen që i ndodhi në Kinë, me ç’rast u ankua edhe tek organizatori amerikan i kësaj gare.
“Le ta di krejt bota që ne jemi shtet i pavarur. Nga data 08.08.2019 deri me 18.08.2019 në Chengdu të Kines janë mbajtur garat botërore të Policisë, Zjarrfikësve, Policve të burgut dhe Doganierëve. Në këtë garë une isha garuesi i vetëm prej Kosove. Me të arritur këtu çdo gjë ishte në rregull. E përfundova akreditimin dhe të nesërmen e kisha garen. Në garë çdo gjë ishte në rregull deri sa përfundoj lufta e parë. Pas lufte erdhen dy civil më ftuan në një zyrë. Atje ma bënë të ditur që unë nuk kam të drejtë me marrë pjesë si Kosovë po si Serbi. Unë ju a shtjellova që unë jam tri herë kampion Bote në këto gara për veteran si Kosovë. Ata më thanë që Kina nuk e ka pranuar Kosoven. Dhe pas ca minutash më thanë i lire je. Luftën e dytë kunder Rusit duke hy në Tatami më kanë thirrë si Serbi. Me të përfunduar lufta shkova te tavolina zyrtare dhe u fjalosa me Udhëheqësin e garës dhe ja fshiva me stilolaps mbishkresen SRB. Më pas erdhen ata dy të sigurimit shtetror Kinez dhe ma kërkuan pasaporten. Une ju thash që pasaportën e kam në Hotel edhe pse e kisha me vete. Pas ca minutash më thanë që pasaportën nuk e ke në hotel. Më pas ju thash që e kam me vete. Ma morrën pasaporten Shqiptare me vizë kineze më urdhëruan me shku me ta në Akreditim me ma dhënë kartelen e akreditimit Policia e Kosovës-Serbi. Unë nuk pranova një gjë të tillë. U ankova te organizatori i garës pra Amerikani. Pas ca negociatash arritëm një marrveshje që në kartelë të Akreditimit të më shkruan Kosovo Police-Albania. Më pas më kthyen në palestër me vazhduar garen. Mbas ca telefonatave të bëra Drejtori i garës Amerikani Russell ma dërgoj këtë: ‘Anton, Because this is a political issue, I will not be able to get an answer on the country issue because you have an Albanian passport. That is the problems’”, ka shkruar Cena, i cili është kampion i botës dhe Evropës për veteranë dhe kampion bote në garën e Policisë, Zjarrëfikësve, Policëve të Burgut dhe Doganierëve.