Wesley Sneijder paralajmëron pensionimin

Wesley Sneijder paralajmëron pensionimin

Ish – mesfushori i Interit dhe Holandës, Wesley Sneijder ka paralajmëruar pensionimin e tij nga futbolli profesionist.

35 vjeçari ka shënuar 22 gola dhe ka bërë 25 asiste në 116 paraqitje për Interin gjatë viteve 2009 dhe 2013.

Ai ka fituar tripletën, Skudeton, Kopa Italia dhe Ligën e Kampionëve më 2010 me këtë skuadër, por që në mënyrë kontraverse ju mohua Topi i Artë.

Holandezi po ashtu ka mbrojtur ngjyrat e Ajax, Galatasaray, Real Madrid, Nice dhe në fund Al-Gharafa.

KOMENTE