Futbolli kosovar është në javën e çerekfinaleve të Kupës së Kosovës në futboll, fazë kjo e cila i nisë përballjet këtë të dielë.
Pjesë e çerekfinales është edhe skuadra e Kikës së Hogoshtit, ku e pret sfida me Ballkanin.
Për ndeshjen e cila është ë vlefshme për kalimin në fazën tjetër në gjysmëfinale të Kupës, Kika është e gatshme dhe premtojnë spektakël.
‘Skuadra e jonë është duke u përgatitur maksimalisht për këtë përballje, ku së bashku me tifozërine e zjarrtë Ultras LUANËT, premtojmë spektakël në stadiumin tonë super të nxehtë për secilin kundërshtar.
Po ashtu, edhe trajnerët Hetem Sogojeva dhe Bujar Vraniqi, janë të motivuar dhe presin kualifikimin e skuadrës tonë në gjysmë finale të Kupës së Kosovës’, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Përballja do të zhvillohet të dielën me 10 shkurt nga ora 13:00, në stadiumin e fshatit Hogosht.