Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 289-të me radhë, nën udhëheqjen e Kryesuesit, Albert Zogaj, ka miratuar avancimin e gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit, si një pikat e rendit të ditës.
Në këtë takim, anëtarët e Këshillit në bazë të raportit të Panelit për Shqyrtimin e Aplikacioneve dhe Intervistim, aprovuan avancimin e tre (3) gjyqtarëve:
Kadrije Goga Lubishtani,
Skender Çoçaj dhe
Naime Ahmeti,
në pozitën gjyqtarë në Gjykatën e Apelit. Mandati i gjyqtarëve në fjalë do të fillojë nga data 1 korrik 2022, me përjashtim të gjyqtares Kadrije Goga Lubishtani, mandati i të cilës do të fillojë nga data 1 gusht 2022, për shkak të përfundimit të tri (3) çështjeve penale. /2LONLINE/