DYLON

Përfundoi trajnimi treditor i udhëhequr nga specialistët e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë

Përfundoi trajnimi treditor i udhëhequr nga specialistët e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë
Avatar photo Redaksia

Ushtarakët e FSK-së dhe pjesëtarët e stafit të Ministrisë së Mbrojtjes, kanë përfunduar me sukses trajnimin treditor të organizuar nga specialistët e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në Evropë dhe Afrikë (USAEUR-AF).

Përveç ushtarakëve amerikanë, me përvojën e tij të madhe, ka kontribuuar edhe këshilltari amerikan i Ministrit të Mbrojtjes për Komunikim Strategjik, Thomas Niblock.

EkoHigjiena

Trajnimi i mbajtur në kazermën e FSK-së në Prishtinë, “Adem Jashari” kishte për qëllim të ofrohet një kuptim i përgjithshëm se si të shpërndahet në mënyrë efektive mesazhi i komandës përmes njoftimeve për shtyp dhe angazhimeve në media, si dhe kuptimi i përgjithshëm rreth mediave sociale dhe aplikimeve të tyre gjatë stërvitjes “Defender-Europe”23”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.