DYLON

Mbahet provimi me shkrim për certifikimin e përkthyesve dhe interpretëve gjyqësorë

Mbahet provimi me shkrim për certifikimin e përkthyesve dhe interpretëve gjyqësorë
Avatar photo Redaksia

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka organizuar mbajtjen e provimit me shkrim për certifikimin e përkthyesve dhe interpretëve gjyqësorë. Ky proces u mbajt në ambientet e Universitetit të Prishtinës të Fakultetit Juridik.

Procesin e kanë mbështetur anëtarët e Komisionit përzgjedhës për vlerësimin e kandidatëve për certifikimin e përkthyeseve dhe interpretëve gjyqësorë si dhe stafi mbështetës i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (SKGJK).

EkoHigjiena

Provimi u mbajt për kandidatët të cilët i kanë plotësuar kriteret e konkursit publik për certifikimin dhe emërimin e përkthyesve dhe interpretëve gjyqësorë për çiftet e gjuhëve:

  • Shqip – Serbisht dhe anasjelltas;
  • Shqip – Anglisht dhe anasjelltas;
  • Serbisht – Anglisht dhe anasjelltas;
  • Shqip – Turqisht dhe anasjelltas;
  • Shqip – Gjermanisht dhe anasjelltas;
  • Shqip – Frëngjisht dhe anasjelltas dhe
  • Shqip – Italisht dhe anasjelltas.

Këtë proces, e monitoruan përfaqësuesit e partnerëve ndërkombëtarë nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE dhe Programi i Sektorit të Drejtësisë për Kosovën i Bashkimit Evropian – Projekti EUKOJUST, me ç’rast KGJK falënderon monitoruesit për punën dhe kontributin e tyre të dhënë edhe në këtë proces. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.