Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka përfunduar fazën e intervistimit me gojë, për tre (3) kandidatët të cilët kanë aplikuar për pozitën e gjyqtarit në Dhomat e shkallës së parë të Gjykatës Komerciale.
Procesi i intervistimit të kandidatëve është monitoruar nga disa organizata vendore dhe ndërkombëtare, të cilat përcjellin punën e sistemit gjyqësor në Kosovë. /2LONLINE/