DYLON

Blend Baftiu i Dritës, “Ylli i Javës”

Blend Baftiu i Dritës, “Ylli i Javës”
Avatar photo Redaksia

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 32-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Drita, Blend Baftiu.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Naser Bunjaku, Luan Tabaku dhe Skender Kapra. Komisioni vlerësoi se Baftiu ishte lojtari më i spikatur në fitoren tejet të rëndësishme që Drita e realizoi kundër Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë (2:0). Përveç golit të realizuar, Blendi pati paraqitje shumë të mirë gjatë gjithë ndeshjes.

EkoHigjiena

Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e FC Drita, Blend Baftiu e ndau Albi Humolli, menaxher për zhvillim të biznesit “Albi Group”.

Për Blend Baftiu ky ishte çmimi i parë në këtë edicion. Ai u shpreh i lumtur dhe falënderues për bashkëlojtarët dhe për tifozët ‘Intelektualët’.

 “Jam shumë i lumtur për çmimin, i cili do të jetë motiv shtesë për ndeshjet e fundit të këtij edicioni. Për këtë i falënderoj bashkëlojtarët, pa të cilët kjo nuk do të ishte e mundur, por në veçanti jam i lumtur për fitoren e arritur dje kundër Llapit. Një fitore shumë e rëndësishme për vazhdimësinë drejt qëllimit tonë, e që është titulli kampion. I falënderoj edhe tifozët tanë ‘Intelektualët’ për mbështetjen e vazhdueshme që na kanë dhënë gjatë gjithë vitit, e sidomos  në takimin e djeshëm. Shpresoj dhe besoj se edhe të dielën kundër Ballkanit, që ndoshta është edhe ndeshja më e rëndësishme e kampionatit, të jemi triumfues. Drita FC si me organizim, ashtu edhe me fondin e futbollistëve është skuadër që e meriton titullin e kampionit në këtë edicion”, ka theksuar Blendi Baftiu për faqen zyrtare të FFK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.