Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në vazhdim të takimit të 337-të, miratoi raportin e Panelit për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve për gjyqtarë në shkallën e dytë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.
Anëtarët e KGJK-së, në bazë të raportit të Komisionit për Përzgjedhjen e Gjyqtarëve në shkallën e dytë në Dhomën e Posaçme, aprovuan përzgjedhjen e gjyqtarëve: Sylejman Shumolli dhe Gazmend Sylaj, në pozitën gjyqtar në shkallën e dytë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.
Mandati i këtyre gjyqtarëve, do të fillojë nga data 1 shkurt 2025.