DYLON

Presidentja Osmani dekretoi kryetarin e ri të Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi

Presidentja Osmani dekretoi kryetarin e ri të Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj dhe kryetarin e ri të Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi.

Me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Presidentja Osmani ka dekretuar z. Rexhepi, kryetar të ri të Gjykatës Supreme.

EkoHigjiena

Në mes tjerash, në takim Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e funksionimit të pavarur të sistemit gjyqësor, dhe në veçanti, rolin e Gjykatës Supreme brenda këtij sistemi. Në këtë drejtim, Presidentja ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional, brenda kompetencave dhe rolit të saj kushtetues për një sistem të drejtësisë të pavarur, funksional, dhe i cili siguron besimin e qytetarëve në të. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.