KFOR-i do të zhvillojë një stërvitje rutinore, trajnimi që përfshinë helikopterë të shumtë në të gjithë Kosovën gjatë ditës së sotme, me 25 shkurt 2021.
Ushtrimi do të përqëndrohet në sigurimin e ndërveprimit ndërmjet të gjithë anëtarëve të KFOR-it dhe kombeve partnere, në përputhje me mandatin e KFOR-it nga Rezoluta 1244 e Këshillit te Sigurimit te KB te vitit 1999 për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt si dhe lirinë e lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë, njoftojnë autoritetet e KFOR-it. /2LONLINE.com/