Erdin Hashani rikthehet te KF Vllaznia. Këtë herë jo si futbollist, por si shef i shtabit teknik te skuadra nga Pozherani. Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit të Vllaznisë, teksa i ka uruar mirëseardhje teknikut Hashani.
Hashani, i cili drejtoi Dardanën në pjesën e parë të kampionatit, tashmë merr drejtimin e KF Vllaznisë.
Vllaznia përfundoi vjeshtën në pozitën e 14-të me 16 pikë të tubuara. ‘Misioni’ i Hashanit do të jetë ta shpëtojë Vllazninë nga rënia.
Postimi i plote:
Zyrtare……
Me Inkuadrimin e KF Vllaznia Pozheran në superligen e Kosoves, aty kishim nevoj për një lider,lideri ishte e lehtë të përzgjidhet sepse ERDIN HASHANI i ju bashkangjit ngjyrave të klubit tonë,
ERDINI perseri kthehet ne POZHERAN, por kësaj radhe si Udhëheqës i armatës tonë të lojtarëve
Na priftë e mbara KRYETREJNER..