Futbollisti i njohur ndahet me Kf.Dardanën

Futbollisti i njohur ndahet me Kf.Dardanën

Futbollisti, Visar Zogiani ka përfunduar aventurën e tij te KF Dardana. Lajmin e ka konfirmuar vetë futbollisti në llogarinë e tij, teksa ka thënë se pas arritjes së objektivit që pati me klubin nga Dardana edicionin e kaluar edhe zyrtarisht rrugët ndahen.

“Me ane te ketij postimi dua te ju njoftoj se marreveshja ime me KF Dardana ka perfunduar. Suksesi i arritur eshte, inkuadrimi ne Ligen e Pare te Futbollit te Kosoves. Falenderoj ata qe na mbeshteten gjate ketij udhetimi mua dhe bashkelojtaret”, shkruan Zogiani.

Kujtojmë që Zogiani ishte njëri ndër futbollistët më meritorë që Dardana arriti të inkuadrohej nga Liga e Dytë në Ligën e Parë, njëherit edhe objektivi kryesor i ekipit të Erdin Hashanit.

KOMENTE