Kukësi ka triumfuar me rezultatin 4-0 ndaj Teutës në sfidën e zhvilluar në “Elbasan Arena”, duke marrë kryesimin e Kategorisë Superiore.
3 gola për skuadrën e Shpëtim Duros u shënuan nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë që durrsakët e mbyllën ndeshjen me 10 veta pas daljes me karton të kuq të Rustem Hoxhës.
Në këtë përballje te Kukësi u paraqit nga minuta e parë Besar Musolli, ndërkohë që nuk pati minuta për sulmuesin gjilanas Mirlind Daku.
Florent Avdyli ishte titullarë te Teuta nga minuta e parë.
Me kete fitore, Kukësi u ngjit në kuotën e 27 pikëve, 2 më shumë se Laçi i vendit të dytë.