DYLON

Mirlind Daku shpallet sportist i vitit në Gjilan për 2020/2021

Mirlind Daku shpallet sportist i vitit në Gjilan për 2020/2021
Avatar photo Redaksia

Në shënim të ditëve të lirësë në Gjilan, kreu i kësaj Komune, Lutfi Haziri, ka ndarë mirënjohje për më të dalluarit e vitit qershor 2020 – qershor 2021, në sport, kulturë e rini.

Futbollisti Mirlind Daku është shpallur sportisti më i mirë i Gjilanit për periudhën, ndërkaq klubi i volejbollit Drita, në konkurrencën e femrave, është shpallur klubi më i mirë i vitit 2020/2021.

EkoHigjiena

Fillimisht, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka përgëzuar sportistët, artistët e të rinjtë, për rezultatet e arritura.

“Nuk ka moment më të mirë se për të ndarë mirënjohje për të arriturat në sport, kulturë e rini, në kuadër të shënimit të ditëve të bardha Gjilanit. Fal sukseseve të sportistëve, individuale e kolektive, Gjilani e ruan epitetin e kryeqytetit të sportit. Përpos punës së sportistëve të sotëm, ne nuk i harrojmë kurrë edhe ata që nuk janë në mesin tonë, por që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në një kohë të pakohë, që të arrijmë këtu ku jemi. Urime e sukese më të dalluarve të vitit në sport, kulturë e rini”, ka thënë Haziri.   

Komisioni për përzgjedhjen e sportistëve më të dalluar ka pasur këtë përbërje: Agim Latifi, Arben Maliqi, Mimoza Shkodra, Afrim Selimi, Selami Haziri, Veton Xhemaili e Driton Sylejmani.

Dhjetë sportistët më të dalluar të vitit 2020/2021 janë:

Leonit Abazi – fitues i titullit kampion me KF Prishtina

Ardian Limani – nënkampion me KF Drita

Arbnor Ramadani- fitues i Kupës së Kosovës me KF Llapi

Lorina Mehmeti, fituese e titullit kampion me KV Drita në konkurrencën e femrave

Ermal Maliqi – nënkampion i Kosovës dhe finalist i Kupës së Kosovës me KV Drita në konkurrencën e meshkujve

Qëndrim Demi – fitues i Kupës në igën e Prë dhe fitues i Play Off’it me KB Drita

Elhami Shabani, klubi i karatesë Empors, shpresë olimpike pjesëmarrës në kampionate të ndryshme në europian e biotëror, në mesin e 64 garuesve ka zënë vendin e pesëtë, ndërsa në Poreq të Kroacisë është radhitur i shtati

Leutrim Rexhepi – Klubi i boksit Drita, kampion i Kosovës, fitues i medaljes së artë në turneun “Adem Jashari”

Fortesa Orana – Klubi i karatesë Agim Ramadani, shpresë olimpike nga komiteti Olimpik i Kosovës, e pestaështë renditur në Kampionatin Europian, duke fituar pikë në lojërat olimpike Tokio 2020.

Linda Zeqiri – Klubi i pingpongut Drita, është shpallur pinpongistja më e mirë në nivel vendi, reprezentuese e Kosovës, pjesëmarrëse në Kampionatin Europian e Botëror

Mirlind Daku – Sportisti i Vitit – golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit kosovar me 31 gola me KF Ballkanin dhe reprezentues i Kombëtares së Kosovës

Lorik Ilazi – Trajneri më i dalluar, fitues i titullit kampion me KV Drita në konkurrencën e femrave

Gjylketin Selimi – Punëtori sportiv, për konktributin e jashtëzakonshëm në inkuadrimin e KB Drita në Superlingë në konkurrencën e meshkujve

Shpëtim Murtezi – Gjyqtari më i mirë

Ndërkohë, për konktribut jetësor janë nderuar Ramadan Ahmeti, Sabri Dërmaku, Skënder Hoxha e Hajrush Krasniqi.

Më të dalluarit te shpresat janë përzgjedhur: Redon Ismajli, Dienit Isufi, Yll Ibrahimi, Erlis Xhemajli, Enis Xhemjli, Megi Bislimi, Ariola Ajvazi, Agnesa Korqa, Osla Zymberi, Kaula Haziri, Endi Sopi e Donal Syla.

Për përfaqësim në arenën ndërkombëtare: Valmir Sylemjani e Riola Xhemaili.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, mirënjohje post mortum ka ndarë për: Ymer Berisha, Maksut Maksuti, Ismet Bajrami, Shukri Sylejmani, Xhevat Shabani, Agim Ilazi, Taip Hajrullahu e Elmaz Bajrami.

Më të dalluarit e vitit 2020/21 në kulturë

Poashtu, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, në kuadër të shënimit të 22-vjetorit të Gjilanit, ka ndarë mirënjohje edhe për sukeseset në fushën e kulturës.

Në artin letrar është nderuar shkrimtari Mehmetali Rexhepi, në artin skenik është nderuar Raif Haziri (post mortum), Hasan Bunjaku e Erson Zymberi.

Në artin muzokor është nderuar me mirënjohje Hamit Aliu (post mortum), për kontributin në artin skenik Sali Musliu, për kontributin në trashëgiminë kulturore është nderuar Lumnie Mustafa – Pajaziti e Anila Aliu, derisa është nderuar me mirënjohje edhe Bejxhet Durmishi – librar në bibliotekën Fan S. Nolin, dega në Pogragjë.

Ndërkohë, për kontribut si pjesë e shoqërisë civile është nderuar me mirënjohje Arjeta Maka.

Më të dalluarit e vitit 2020/21 në sektorin e rinisë

Kryetari Haziri ka ndarë mirënjohje edhe për më të dalluarit e vitit 2020/2021 në fushën e rinisë:

Drion Shaqiri, për avokim për të drejtat e fëmijëve

“Grupi jo-formal” në përbërje të Hakan Dindar e Elketa Agaj për realizimin e projektit “për rini të barabartë” me fëmijët me nevoja të veçanta

Organizata “Fuqia e Bashkimit Rinor” për aktivitetet rinore në ngritjen e vetëdijes në fushën e ambientit

Organizata “Rinia Strudentore” për aktivitetet në rritjen e cilësisë së studimeve dhe integritetin akademik në Universitet

Zëri Rinor Gjilan për nxitijen dhe promovimin e vullnetarizmit rinor

KVRL për avokim dhe ngritje të kapaciteteve rinore /2LONLINE.com/

FOTO NGA KJO NGJARJE

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.