KF Kika është njëra ndër skuadrat pretendente këtë edicion për t’u inkuadruar në Ligën e Parë. Rezultatet e mira në stinorin vjeshtor të kampionatit kanë bërë që ëndrra e hogoshtasve për tu rikthyer aty ku ishin edicionin e kaluar vetëm sa të shkojë drejt realizimit.
Për të arritur këto objektiva tashmë ‘bardhekaltërit’ kanë afruar në skuadër disa përforcime.
Së pari në skuadër u afrua mesfushori Atdhtar Latifaj, ndërkohë që klubi nga “Anamorave”, ka zyrtarizuar gjithashtu Betim Sylën dhe Vllaznim Jasharin, dy futbollistët të cilët edhe më parë ishin pjesë e këtij klubi.
Jashari i cili në të kaluarën ishte pjesë e Gjilanit dhe Dritës rikthehet në Hogosht nga skuadra e Vitisë, derisa afrimi tij pritet ti jap edhe më shumë energji repartit sulmues.