Shumë klube vendore, por edhe evropiane si në Spanjë , Francë , Zvicër, së fundi kanë shfaqur probleme pas epidemisë së shfaqur ku kanë reduktuar pagesat.
Por, kjo nuk u ndodhi futbollistëve të klubit nga Anamorava, skuadra e cilat garat i zhvillon në Ligën e Dytë, Kika nga Hogoshti.
Shembullin e mirë në Kosovë e jep KF Kika nga Hogoshti ku kryetari klubit, Naim Biqkaj dhe kryesia klubit përkundër krizës financiare të shumë klubeve dhe epidemisë së shfaqur kanë dhuruar pagesat për lojtarët dhe atë para kohe përkundër që stërvitjet dhe ndeshjet janë pezulluar.
Ky shembull shpresojmë që të ndiqet edhe nga klubet e tjera në futbollin e Kosovës.
Kika këtë edicion përpos që ka treguar stabilitet financiar, ata në krye me trajnerin Shefket Sermaxhaj prijnë në tabelë ku pas 17 xhirove kanë grumbulluar 41 pikë dhe pritet që të inkuadrohen në Ligën e Parë.