Kf.Gjilani ka liruar nga detyra trajnerin e deritanishëm, Sadat Pajaziti.
Menjëherë pas këtij lajmi kanë ardhur spekulimet e shumta për trajner të mundshëm. Tifozët duan me ngulm një trajner kampion, profesional dhe të dëshmuar.
Sipas tyre, Gjilani tani e disa kampionate qëndron në mes të tabelës dhe kjo nuk u mjafton tifozëve. Skifterat duan vizion të klubit dhe trajner me synime më të mëdha.
U aludua se ata po kërkojnë një trajner të tipit Afrim Tovërlani, meqë ky i fundit është i lirë pas eksperiencës në Ferizaj.
Këta zëra i ka mohuar vet Tovërlani, duke thënë se nuk ka pasur ndonjë ofertë dhe beson se nuk do të angazhohet deri në qershor
Përderisa, nuk ka një trajner të ri të emëruar nga Kf.Gjilani, si ushtrues detyre në postin e trajnerit është caktuar, Alban Hyseni.