Bekim Isufi largohet nga “fotoja kampione” e Dritës

Bekim Isufi largohet nga “fotoja kampione” e Dritës

Kampioni në fuqi Drita ka bërë disa intervenime në autobusin e klubit, i cili tani e një kohë është i identifikuar lehtë dhe kryen transportin e lojtarëve.

Punimet e reja në të e sjellin atë krejt ndryshe. Përvec, ngjyrës së zezë si dominuese dhe trofeve të fituara ndër vite,  autobusi ka edhe një fotografi me të gjithë lojtarët dhe akterët e tjerë të klubit të kampionatit 2017-18, si shenjë falënderimi për kontributin dhe sukseset e arritura.

Mirëpo, në “foton kampione”, nuk ndodhet njeriu kryesor, trajneri Bekim Isufi, i cili udhëhoqi Dritën me rekorde dhe duke shënuar histori në arenën ndërkombëtare.

Nga fotoja është fshirë Isufin dhe në vend të tij kanë vënë vetëm ndihmësit, lojtarët, por edhe zyrtarët më të lartë të klubit!

Ky veprim nuk dihet nëse është bërë me qëllim të caktuar për shkak të raportit me ish-trajnerin Isufi, apo nga ndonjë ‘gabim’ i dizajnuesit.

Fisnik Kërçeli, zyrtar i lartë i Dritës, për 2lonline.com ka thënë se nuk ka informacion në lidhje me këtë temë.  “Nuk kam ide, ne kemi qenë në Turqi në përgatitje dhe nuk e di kush është angazhuar në këtë cështje”, ka thënë Kërçeli.

Mbetet të shihet nëse ky detaj do të përmirësohet apo është e thjeshtë, do të qëndroj si është pasi ashtu ka vendosur klubi.

Dizajni i deritanishëm ishte i fokusuar në një tërësi të ngjyrës së kaltër dhe me mbishkrimet në të bardhë.

KOMENTE