Në zyret e KF Ferizaj janë prezantuar fanellat e reja të klubit për edicionin 2019/20. Në këtë prezantim, u zyrtarizua edhe trajneri i ri i skuadrës, Bekim Isufi.
Tashmë, Bekim Isufi ka nënshkruar për këtë skuadër për edicionin 2019/20. Isufi ish-kampion i Kosovës me Dritën merr drejtimin e skuadrës së Ferizajt pas një viti si i papunë.
Ndërsa, fanellat e Ferizajit do të jenë bardh e kaltër fanela kryesore, ndërsa fanella e dytë verdhë e kaltër.