Ftohje, dhimbje fyti dhe kollë, dhimbje kyçesh dhe dobësi e përgjithshme. Këto janë simptomat e lidhura me sëmundjet e stinës së dimrit ku na vijnë në ndihmë shumë metoda natyrale për t’i trajtuar.
Antibiotikë natyralë
Mjalti ka veti antimikrobiale kurse shafrani i Indisë përmban kurkumin, një antiinflamator i fuqishëm. Dhe nëse shtojmë fuqinë e kanellës do të përftojmë një medikament natyral pa qenë nevoja të marrim medikamente në farmaci kundra sëmundjeve të stinës.
Përbërësit:
1 lugë shafran Indie
1 lugë kafeje kanellë
2 kokrra piper
100 ml mjaltë
Përgatitja:
Përzieni bashkë të gjithë përbërësit në një tas qelqi me kapak.
Vendosini në frigorifer për 3-5 ditë
Mënyra e përdorimit:
Për të pasur efikasitetin maksimal të këtij medikamenti dhet ta marrim si pije në një nga këto mënyra:
Dita e parë: 1 lugë kafeje çdo orë në qumësht ose çaj
Dita e dytë: 1 lugë kafeje çdo dy orë
Dita e tretë: 1 lugë kafeje çdo tre orë