Ushqimet për një gjumë të qetë, konsumoni këto produkte

Ushqimet për një gjumë të qetë, konsumoni këto produkte

Para se të shkoni në shtrat përpiquni të konsumoni një ose disa nga ushqime të pasura proteinike, ato ju bëjnë të ndiheni të ngopur, duke ndaluar urine.

Banane

Ka dy ushqyes të rëndësishëm që veprojnë si pilula natyrore të gjumit: melatoninën dhe triptofanin. Përveç kësaj, ofron magnez, që heq tensionin fizik. Ngrënia e një bananeje e bën trurin t’i dërgojë një urdhër trupit për të fjetur.

Mjalti

Një gotë qumësht i ngrohtë me një lugë gjelle mjaltë si ëmbëlsues është një zgjidhje e shkëlqyer për gjumë të qetë. Ai zvogëlon nivelet e hormonit të quajtur oreksin, puna e të cilit është të aktivizojë statusin alarm. Pra, nëqoftëse ai është në nivele të ulta, do të flini pothuajse menjëherë.

Kamomili

Pini çdo natë para se të flini një çaj me kamomil, duke e ëmbëlsuar me një lugë mjaltë. Ai relakson mendjen dhe trupin dhe lejon muskujt tuaj për të pushuar.

Uji

Mos harroni të hidratoni trupin tuaj çdo ditë, por sidomos gjatë natës. Para se të shkoni në shtrat, pini një gotë me ujë të ngrohtë. Nëse është i ftohtë, ju mund ta merrni atë në formën e çajit bimor (jo kafe, pije të gazuara apo lëngje industriale).

KOMENTE