DYLON

Ndryshime në Ligën e Kombeve, çka përfiton Kosova nga kjo?

Ndryshime në Ligën e Kombeve, çka përfiton Kosova nga kjo?
Avatar photo Elife Sherifi

Federata Evropiane e Futbollit ka vendosur që nga edicioni i ardhshëm të bëj ndryshime të mëdha në sistemin garues të Ligës së Kombeve.

Edicioni 2020-21 do të filloj në shtator të vitit të ardhshëm. Kosova pasi vjet e fitoi Ligën D, në stinorin e ri do të bëj gara në Ligën C.

Por, me ndryshimet që UEFA planifikon të bëj, edhe Azerbajxhani që ishte në grup me Kosoven e mbeti në vendin e dytë, pritet të ngjitet në Ligën C.

EkoHigjiena

Liga A e përbërë nga 12 shtete do të rritet në 16, Liga B poashtu do të ketë 16 shtete. Liga C nga 15, vitin tjetër do të shtohet në 16 ekipe.

Ndërsa Liga D nga 16 shtete do të zvogëlohet në 7.

Pse përfiton Kosova në këtë rast?

Ngase Liga C do të ketë punë me kombëtaret më të dobëta të kësaj ligë, poashtu edhe me shtetet nga Liga D që përfitojnë ngritje nga ndryshimi i sistemit të garave.

UEFA ka vendosur që stinori 2020/21 i Ligës së Kombeve të shërbej edhe si mundësi e dytë për pak shtete që të sigurojnë kualifikimin në Kupën e Botës 2022 që zhvillohet në Katar.

Gjithë këto ndryshime pritet të zyrtarizohen të mërkurën në mbledhjen e ardhshme që do ta mbajë Komiteti Ekzekutiv i UEFA-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.