Kombëtarja e Kosovës (femrat) ka mësuar kundërshtarët për ndeshjet kualifikuese të Euro 2021.
Vashat kosovare kanë përfunduar në Grupin A, i cili është mjaft i fuqishëm, së bashku me Holandën, Rusinë, Slloveninë, Turqinë dhe Estoninë.
Në anën tjetër, Kombëtarja shqiptare ka përfunduar në Grupin E së bashku me Skocinë, Finlandën, Portugalinë dhe Qipron.
Kualifikimet për kompeticionin që do të mbahet në Angli do të fillojnë më 26 gusht, ndërsa do të përfundojnë më 27 tetor 2020.
Kurse, ky eveniment prestigjioz do të mbahet në korrik të vitit 2021 në Angli.