DYLON

Aktakuzë për veprat penale ‘’Detyrim’’ dhe ‘’Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare’’

Aktakuzë për veprat penale ‘’Detyrim’’ dhe ‘’Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare’’
Avatar photo Redaksia

Departamenti Përgjithshëm, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë, ndaj të pandehurve L.K. dhe A.SH., të cilët gjendet nën masën e arrestit shtëpiak që nga data 7 shkurt 2019.

Sipas aktakuzës, i pandehuri A.SH., më 7 shkurt 2019, ka shkuar tek ‘’HIB Petrol’’, në komunën e Gjilanit, së bashku me të pandehurin L.K., të cilët ishin në gjendje të dehur, me ç’rast i pandehuri A.SH., fillimisht kërkon një pako cigare, pastaj një mbushje të telefonit, të cilat nuk i paguan, ku pas kësaj e detyron shitësin, tani të dëmtuarin B.S, që të ulej në tavolinë me të njëjtit, me ç’rast ka detyruar të dëmtuarin që të vepronte kundër vullnetit të tij.

Me këto veprime, i pandehuri A.SH., ka kryer veprën penale ‘’Detyrimi’’ nga neni 340 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

EkoHigjiena

Ndërsa, i pandehuri L.K., ka penguar personat zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, në atë mënyrë që zyrtarët policor H.P. dhe A.R., fillimisht i ka kanosur me fjalë, pastaj i ka penguar, duke i kapur për uniforme, gjatë kohës kur tentonin t’a arrestonin të pandehurin A.SH.

Në këtë mënyrë, i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’ nga neni 409 paragrafi 5 të KPRK-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.