Me rastin e fillim vitit shkollor, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Jonuz Musliu, në emër të këtij institucioni shpreh urimet më të sinqerta për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit.
KKSH inkurajon që në këtë ditë të rëndësishme, që shënon një fillim të ri në rrugëtimin drejt diturisë dhe ndërtimit të një të ardhmeje të ndritur të reflektohet njëkohësisht edhe për të ardhmen e Preshevë, Bujanocit dhe Medvegjës.
Përgëzojmë të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit për përkushtimin, profesionalizmin, vlerat dhe virtytet njerëzore që po transmetojnë në edukimin e brezave të ardhshëm. Njëkohësisht, me përulësi të rikujtojmë dhe nderojmë lartë të gjithë brezat e kaluar që sakrifikuan për arsimin në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, thuhet nw kumtesën e KKSH-sw.
Këshilli Kombëtar Shqiptar është e indinjuar me mungesën e teksteve shkollore si dhe kjo gjendje e tillë është e papranueshme, për çfarë kemi njoftuar të gjitha instancat dhe institucionet relevante në Serbi, Kosovë dhe Shqipëri.
KKSH zotohet se do të angazhohet me gjithë kapacitetet e saj dhe me ndihmën e Kosovës dhe Shqipërisë me shpresë që në të ardhmen të zgjidhet kjo çështje./
BURIMI: Titulli.com