Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur mbledhjen e rregullt për vitin 2022.
Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, Komandanti i Policisë, Florim Klaiqi, Përfaqësuesi i Bashkësisë Islame, Bujar Fera, Drejtori i Arsimit, Afrim Dervishi, zyrtarja nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Florentina Kryeziu, Koordinatorja e NjKDNj-së Nazmije Demolli-Kastrati, Zyrtarja për Barazi dhe Çështje Gjinore, Teuta Kastrati, psikolog, përfaqësues të OJQ-ve dhe të tjerë.
Takimin e hapi Kryetari Rahimaj ku u disktua Rendi i Ditës me këto pika:
1. Informatë për Sigurinë në Komunën e Kamenicës;
2. Informatgë rreth planit të punës të KKSB-së;
3. Identifikimi i brengave të qytetarëve lidhur me sigurinë publike dhe
4. Të ndryshme.
Gjatë takimit është diskutuar lidhur me sigurinë e qytetarëve posaqërisht tani në kohën kur flukësi i mërgimtarëve rritet, për sigurinë në shkolla si dhe problemet e tjera me të cilat përballen qytetarët.
I pari i komunës ka kërkuar nga Komandanti Klaiqi që të rriten masat në trafik lidhur me parandalimin e aksidenteve.
Ndër të tjera lidhur me sigurinë në shkolla u kërkua që të krijohet ekipë e veçantë për evidentimin e rasteve të mundshme që cenojnë integritetin e nxënësve.
Po ashtu është diskutuar edhe plani i punës së KKSB-së si dhe arritja e objektivave për aktivitetet e këtij Këshilli. /2LONLINE/